Nicole Scherzinger ndez thashetheme për ribashkim të Pussycat Dolls dhe projekte të reja muzikore

Nicole Scherzinger ndez thashetheme për ribashkim të Pussycat Dolls dhe projekte të reja muzikore

Showbiz August 23, 2025 - 16:42

Nicole Scherzinger ka ndezur thashethemet për një ribashkim të grupit The Pussycat Dolls, teksa u shfaq në një set fotografik me një varëse ari ku shkruhej emri i grupit.

Këngëtarja 47-vjeçare u duk në super formë me një veshje provokuese bardhë e zi, të kombinuar me pantallona dhe çizme të gjata lëkure, duke rikujtuar stilin e dikurshëm burlesk të grupit.

The Pussycat Dolls u shpërbënë në vitin 2010, pas një suksesi të madh me dy albume, ndërsa planet për një rikthim në vitin 2020 dështuan për shkak të pandemisë, shkruan DailyMail.

Edhe pse ka pasur mosmarrëveshje ligjore mes Nicole dhe themelueses Robin Antin, këngëtarja nuk e ka mbyllur derën për një ribashkim.

Paralelisht me muzikën, Scherzinger ka shkëlqyer në aktrim. Këtë vit ajo fitoi çmimin prestigjioz Olivier për rolin e Norma Desmond në Sunset Boulevard dhe është duke debutuar me të njëjtin rol në Broadway, një ëndërr që ajo e cilëson si të bërë realitet.

Përveç kësaj, Nicole ka konfirmuar se po punon për projekte të reja muzikore, duke e lënë të hapur mundësinë që fansat së shpejti të dëgjojnë jo vetëm këngë solo, por ndoshta edhe rikthimin e një prej grupeve më të famshme të vajzave në botë.

Image
Image