Ish-burri i Jessica Albas konfirmon lidhjen me modelen 25-vjeçare

Ish-burri i Jessica Albas konfirmon lidhjen me modelen 25-vjeçare

Showbiz August 21, 2025 - 15:40

Cash Warren (46 vjeç), producent dhe ish-bashkëshorti i Jessica Albas, u fotografua me modelen Hana Sun Doerr (25 vjeçe), e cila është 21 vjet më e re se ai.

Çifti darkoi së bashku në restorantin luksoz E. Baldi në Beverly Hills dhe gjatë gjithë mbrëmjes nuk e fshehën afrimitetin e tyre.

Fotografët i kapën ata duke mbajtur duart, duke qeshur dhe shkëmbyer përqafime e puthje.

Warren ishte veshur me një bluzë dhe pantallona të zeza, ndërsa Hana mbante veshur një fustan të bardhë mëndafshi të kombinuar me një xhaketë lëkure dhe çizme të zeza.

Është interesante se shumë përdorues të rrjeteve sociale kanë vënë re se Hana i ngjan fizikisht ish-gruas së tij, Jessica Alba.

Kush është Hana Sun Doerr?

Në qershor të vitit 2025, Hana Sun Doerr njoftoi se ishte diplomuar në Universitetin e Kalifornisë, Los Angeles (UCLA), me degën e sociologjisë.

Sipas IMDb, Hana e provoi edhe aktrimin në vitin 2023, kur u shfaq në një episod të serialit komedi-dramë të Starz, “Minx”.

Kujtojmë që Jessica Alba (44 vjeçe) konfirmoi në Instagram në janar se po divorcohej pas pothuajse 17 vitesh martesë.

Në postim, ajo theksoi se ata do të vazhdonin të mbeteshin një familje për hir të fëmijëve dhe se ishin ndarë në mënyrë paqësore dhe me respekt të ndërsjellë.

Image

Image