
Pamela Anderson flet për marrëdhënien me Liam Neeson: Nuk mund të mos e duash atë
Pamela Anderson (58 vjeçe) ka rrëfyer hapur për marrëdhënien e saj me aktorin e njohur Liam Neeson (73 vjeç), duke konfirmuar se mes tyre ekziston një afërsi dhe kimi e veçantë që ka shkuar përtej thashethemeve të muajve të fundit.
Të dy u përfolën për një romancë pasi u panë duke shkëmbyer përqafime e puthje në tapetin e kuq gjatë promovimit të filmit të tyre të ri “The Naked Gun”, që doli më 1 gusht.
Në një intervistë, Pamela tregoi se ishte e emocionuar dhe paksa nervoze para xhirimeve, por Neeson e surprizoi me ngrohtësinë, kujdesin dhe mbështetjen e tij, duke e cilësuar si një ‘zotëri të vërtetë’ dhe një partner pune që e bën të ndihesh versioni më i mirë i vetes.
Nga ana tjetër, Neeson ka pranuar publikisht se është ‘i çmendur pas saj’ dhe e përshkroi Pamelan si një grua të thjeshtë, plot humor dhe pa ego.
Burime pranë tyre thonë se marrëdhënia e çiftit po forcohet gjithnjë e më shumë, me aktorin që shpesh i dërgon lule, kalon kohë me fëmijët e saj dhe gëzon jetën e qetë në Kanada, larg zhurmës së Hollywoodit.
Anderson ka theksuar se ai përshtatet shumë mirë edhe me stilin e saj të thjeshtë, duke shijuar gatimin dhe kopshtarinë.
Në filmin “The Naked Gun”, Neeson luan rolin e detektivit Frank Drebin Jr., ndërsa Pamela interpreton një këngëtare.
Të dy kanë treguar me humor se skenat e dashurisë ishin ndër më të preferuarat e tyre, duke sjellë një atmosferë më të ngrohtë dhe spontane në shesh xhirimi.