
Bebe Rexha paralajmëron bashkëpunimin e ri me producentin belg Netskyn
Showbiz
August 20, 2025 - 11:39
Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, ka njoftuar projektin e saj më të ri muzikor, në bashkëpunim me producentin e njohur belg, Netsky.
Kënga titullohet “Light That Leads Me” dhe është prezantuar gjatë verës në disa festivale ndërkombëtare, por do të publikohet zyrtarisht këtë të premte.
“Jam shumë e lumtur që jam pjesë e këtij projekti të mrekullueshëm drum and bass me të jashtëzakonshmin @netskyofficial. Shpresoj ta pëlqeni po aq sa e dua unë”, ka shkruar Bebe në InstaStory.
Ky bashkëpunim sjell një kombinim mes stilit energjik të Netsky dhe vokalit karakteristik të Rexhës, duke u cilësuar tashmë si një projekt me potencial për hit ndërkombëtar. /kultplus
