Aktorja nga Bosnjë dhe Hercegovina tërheq vëmendjen në tapetin e kuq në Sarajevë, shfaqet zbathur

Aktorja nga Bosnjë dhe Hercegovina tërheq vëmendjen në tapetin e kuq në Sarajevë, shfaqet zbathur

Showbiz August 20, 2025 - 11:14

Aktorja e teatrit, filmit dhe televizionit nga Bosnjë dhe Hercegovina, Mona Muratoviq, tërhoqi vëmendjen në tapetin e kuq të Festivalit të Filmit në Sarajevë me një veprim të pazakontë – në vend që të vishte këpucë, ajo u shfaq zbathur.

Për këtë rast ajo zgjodhi një fustan të gjatë dhe elegant në ngjyrë bordo, por arsyeja pse vendosi të ecte zbathur nuk dihet.

Muratovic u shfaq në festival në shoqërinë e bashkëshortit të saj, prezantuesit Danko Delibasic, i cili mbante veshur një kostum klasik gri.

Ata njihen si një nga çiftet më harmonike në Bosnjë dhe Hercegovinë.

Së bashku kanë një vajzë, Livia, dhe një djalë, Vig, ndërsa Mona ka edhe një djalë, Akin, nga një martesë e mëparshme.

Meqë ra fjala, artistja u diplomua për aktrim në Akademinë e Arteve Performuese në Sarajevë, dhe gjithashtu studioi histori arti dhe letërsi krahasuese në Fakultetin e Filozofisë në Sarajevë.

Image