
Eurovision 2026 do të mbahet në Vjenë
Kryeqyteti i Austrisë, Vjena, është zgjedhur qyteti pritës për Eurovision 2026.
Televizioni publik austriak ORF dhe EBU kanë njoftuar sot se në garën nga qytetet e Austrisë, Viena është zgjedhur qyteti pritës për edicionin e 70-të të Eurovisionit, i cili do të mbahet më 12, 14 dhe 16 maj 2026, transmeton Zeri.info.
Si një qendër historike e arteve, kjo do të jetë hera e tretë që Vjena e pret Festivalin, pas organizimit në vitin 1967 dhe 2015, pas dy fitoreve të para të Austrisë në Eurovision.
Finalja e Madhe e Festivalit të 70-të të Këngës në Eurovision do të mbahet të shtunën, më 16 maj, në Wiener Stadthalle, arena më e madhe e mbyllur në Austri, ndërsa gjysmëfinalet do të zhvillohen më herët gjatë të njëjtës javë, të martën më 12 maj dhe të enjten më 14 maj.
EBU-ja pritet që në shtator të publikojë listën e shteteve pjesëmarrëse, ndërsa Kosova ka pak gjasa të marrë pjesë, ndonëse këtë vit RTK-ja organizon edicionin e tretë të Festivalit të Këngës. /Zëri