Gjykata merr vendimin për Meriton Mjekiqin, lirohet nga masa e arrestit

Gjykata merr vendimin për Meriton Mjekiqin, lirohet nga masa e arrestit

Showbiz August 19, 2025 - 17:22

Moderatori dhe ish-banori i “Big Brother VIP Albania”, Meriton Mjekiqi, ka reaguar për herë të parë pas zhvillimeve të fundit që e vendosën atë në qendër të vëmendjes mediatike.

Muajin e kaluar, emri i tij u përfol gjerësisht në media pas arrestimit lidhur me një përleshje fizike, ku viktima kishte pësuar lëndime të rënda trupore.

Sot, më 19 gusht 2025, Mjekiqi përmes një postimi në InstaStory ka njoftuar publikun, miqtë dhe familjarët e tij për vendimin e gjykatës që e liroi nga masa e arrestit.“Me respekt, dua të njoftoj se jam liruar nga masa e arrestit në të cilën isha mbajtur. Falënderoj avokatët për profesionalizmin dhe përkushtimin gjatë gjithë kësaj periudhe. Faleminderit të gjithëve për durimin, mirëkuptimin dhe përkrahjen tuaj”, ka shkruar ai.

Në postim, Mjekiqi shihet pranë avokatëve të tij, duke përcjellë mesazhe falënderimi për të gjithë ata që e mbështetën gjatë kësaj kohe të vështirë.

Image