
Reperi Lil Pump zbulon se për pak sa nuk humbi jetën në një aksident automobilistik
Reperi amerikan Lil Pump (emri i vërtetë Gazzy Fabio Garcia) ka treguar se ka rrezikuar jetën në një aksident të rëndë automobilistik.
Në një postim në Instagram, 24-vjeçari tha se ngjarja ndodhi katër ditë më parë, teksa po drejtonte makinën në shi të dendur.
Ai shpjegoi se makina u përmbys dhe se shpëtoi vetëm pasi goditi dhe theu xhamin për të dalë jashtë, duke theksuar se “nëse nuk e bëja këtë, do të isha i vdekur”.
Lil Pump paralajmëroi ndjekësit që të mos ngasin në mot të keq dhe tha se në ditëlindjen e tij do të shkojë në kishë për të falënderuar Zotin për shpëtimin.
Fotot e publikuara treguan makinën e shkatërruar, ndërsa fansat i dërguan qindra mesazhe mbështetjeje për shërim të shpejtë.
Lil Pump nisi karrierën në moshën 13-vjeçare, duke u bërë pjesë e skenës së “SoundCloud rap” në fund të viteve 2010, përpara se të arrinte famë ndërkombëtare me hitin “Gucci Gang”.
Ai ka nënshkruar kontrata milionëshe me Warner Bros. Records dhe ka publikuar tre albume, por projekti i tij i fundit, Lil Pump 2 (2023), nuk arriti të hyjë në klasifikime. /telegrafi
