Edicioni i 15-të i festivalit “Green Fest” në Mitrovicë

Edicioni i 15-të i festivalit “Green Fest” në Mitrovicë

Showbiz August 14, 2025 - 15:42

Mitrovica u mbush mbrëmë me ngjyra, muzikë dhe ndershmëri ekologjike në ceremoninë e hapjes së edicionit të 15-të të “Green Fest”-it, me temë “Toxicity”.

Ky festival pesëditor, i mbajtur nga 13 deri më 17 gusht 2025, bashkon udhëheqës institucionalë, partnerë si Komuna e Mitrovicës, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Ambasada e Suedisë në Prishtinë dhe Community Development Fund (CDF), duke bërë një platformë të gjallë për art, aktivizëm dhe ndërgjegjësim mjedisor.

Mbrëmjen e 14 gushtit në Mitrovicë do ta hapë Armend Rexhepagiqi, duke filluar nga ora 20:00, për të rikthyer hitet e tij të përjetshme dhe për të sjellë një atmosferë emocionuese dhe nostalgjike që duhet përjetuar. Në këtë mbrëmje do të performojnë gjithashtu edhe Dj Adrian Berisha, Hawolf, La Fazani dhe Dj Wise.

Në mbrëmjen pasuese të 15 gushtit në skenë ngjitet Yll Limani, për një eksperiencë të paharrueshme, si dhe Arbër Krasniqi dhe Kurr n’jet.

Mbrëmja e tretë e festivalit shënohet me performancën e Ahmet Kiliç, Offchestra dhe Gipsy Groove.

Për më shumë informata rreth programit të festivalit, KultPlus jua sjell më poshtë programin e plotë pesëditor. /kultplus