“Kthema shkrepsën”, Parodia e re e Lloch që po bën bujë në rrjet

“Kthema shkrepsën”, Parodia e re e Lloch që po bën bujë në rrjet

Showbiz August 13, 2025 - 22:46

Reperi dhe humoristi Lloch ka sjellë projektin e tij më të ri muzikor me titull “Kthema Shkrepsën”, një parodi e realizuar me stilin e tij karakteristik që kombinon humorin me ritmet moderne.

Kënga, e publikuar së fundmi në YouTube, ka tërhequr vëmendjen e publikut jo vetëm për tekstin e saj satirik, por edhe për videoklipin dinamik e plot ngjyra.

Në këtë projekt, Lloch ka pasur edhe një mysafire speciale – këngëtaren Donikë Ahmeti, e cila sjell një energji të veçantë në interpretim dhe e bën këngën edhe më tërheqëse.

 

Për produksionin dhe ritmin është kujdesur IDEAL, i njohur për beat-e të freskëta dhe profesionale, ndërsa për imazhin e videos ka punuar ekipi kreativ i udhëhequr nga Visar Demaku (DoP & Color Grade). Montazhi mban firmën e Lon Bylkybash, ndërsa për ndriçimin janë kujdesur Besart Demaku dhe Leonard Demaku.

“Kthema Shkrepsën” është një përzierje mes muzikës dhe komedisë, ku Lloch përmes ironisë dhe vargjeve argëtuese sjell një pasqyrim të situatave të përditshme, duke i dhënë publikut një arsye për të buzëqeshur.

Kjo parodi nuk është thjesht një këngë për t’u dëgjuar, por një eksperiencë vizuale e humoristike që e bën të paharrueshme. /Telegrafi