Dua Lipa dhe motra e saj Rina rikrijojnë një kujtim të ëmbël nga fëmijëria

Dua Lipa dhe motra e saj Rina rikrijojnë një kujtim të ëmbël nga fëmijëria

Showbiz August 13, 2025 - 14:41

Këngëtarja me famë botërore, Dua Lipa, ka sjellë një moment nostalgjik dhe të ëmbël për fansat e saj, duke rikrijuar një fotografi të veçantë nga fëmijëria së bashku me motrën e saj, Rina Lipa.

Fotografia origjinale ishte realizuar vite më parë, kur të dyja ishin ende të vogla, ndërsa tani, në një version të ri, ato kanë riprodhuar të njëjtën skenë dhe pozë, duke ruajtur detajet dhe atmosferën e kujtimit të tyre familjar.

Ky gjest ka prekur ndjekësit në rrjete sociale, të cilët e kanë parë si një shenjë të lidhjes së fortë mes motrave dhe dashurisë që i bashkon.

Rikrijimi i fotos ka marrë reagime pozitive, të cilët e kanë vlerësuar si një mënyrë të bukur për të festuar kujtimet e fëmijërisë dhe marrëdhënien e tyre të ngushtë.

Dua javë më parë dhuroi një performancë magjike në Sunny Hill Festival, ku bëri hapjen e këtij eventi.

E më pas nisi pushimet në jug të Shqipërisë së bashku me familjen dhe partnerin e saj, Callum Turner.

Tani po feston ditëlindjen e 30-të në Ibiza po ashtu me të njëjtit njerëz, në disa ditë të mrekullueshme me përplot surpriza.

Image
Image