
Dua Lipa ndan fotografi nga pushimet në bregdetin shqiptar
Showbiz
August 10, 2025 - 15:21
Këngëtarja me famë botërore, Dua Lipa, ka ndarë në Instagram disa pamje nga pushimet e saj në bregdetin shqiptar, teksa shijon ditët e fundit të verës përpara 30-vjetorit.

Në përshkrimin e postimit, ajo shkroi: “Po pushoj eshtrat e mia para se të vazhdoj të kërcej në të 30-at”.
Fotografitë e publikuara tregojnë këngëtaren duke marrë rreze dielli në bikini me pika, momente të afërta me partnerin, si dhe portrete të saj gjatë një mbrëmjeje verore me bizhuteri të mëdha e stil të veçantë.

Postimet kanë marrë mijëra reagime dhe komente nga fansat në mbarë botën.

Këto pushime vijnë pas përfundimit me sukses të festivalit Sunny Hill, ku Dua Lipa ishte një nga organizatoret kryesore dhe performueset më të pritura të eventit.