Gjesti ndez thashethemet për një romancë të re pas një postimi në rrjete sociale

Gjesti ndez thashethemet për një romancë të re pas një postimi në rrjete sociale

Showbiz August 09, 2025 - 21:22

Ish-fituesi i Big Brother VIP Albania, Gjesti, po vazhdon të tërheqë vëmendjen e ndjekësve të tij në rrjetet sociale, duke ngjallur kureshtje dhe debat me përmbajtjen që ndan.

Postimi i tij i fundit ka hapur diskutime të reja, pasi shumë prej komentuesve e shohin si një sinjal të mundshëm për një lidhje të re dashurie.

Në videon e publikuar në Instagram, në sfond dëgjohet muzikë turke me tone romantike, ndërsa në ekranin e telefonit shfaqet një fotografi që duket se nuk është zgjedhur rastësisht.

Imazhi tregon këmbët e një vajze, të kapura gjatë një momenti pushimi, ndoshta në një destinacion bregdetar ose turistik.

Detaji i përzgjedhjes së muzikës dhe imazhit ka bërë që ndjekësit të aludojnë se Gjesti mund të jetë duke sinjalizuar diçka për jetën e tij private.

Ky nuk është hera e parë që ish-banori i BBVIP nxit reagime me postimet e tij enigmatike.

Prej përfundimit të spektaklit, ai ka ndarë me publikun momente nga jeta e tij, por shpesh me elemente që lënë hapësirë për interpretime.

Ndjekësit e tij në komente kanë nisur të hedhin teori, duke u ndarë mes atyre që mendojnë se bëhet fjalë për një romancë të sapolindur dhe atyre që e shohin si një provokim të qëllimshëm për të mbajtur vëmendjen e publikut.

Deri tani, Gjesti nuk ka bërë asnjë deklaratë për të konfirmuar apo mohuar këto zëra. /telegrafi

Image