
Amal dhe George Clooney mahnitën me paraqitjen e tyre në liqenin Como
Amal dhe George Clooney dhanë një paraqitje mahnitëse teksa dolën për darkë në liqenin e tyre të dashur Como, të dielën.
Çifti, përkatësisht 47 dhe 64 vjeç, rrezatuan me dukjen e tyre, ndërsa avokatja për të drejtat e njeriut dukej spektakolare me një fustan të bardhë me fije-fije.

Fustani i saj Giambattista Valli ishte i frymëzuar nga vitet ’20, me fije të gjata dhe mëngë të varura mbi supe. Amal u takua me miq dhe mori si dhuratë një buqetë me lule.

Aktori mbajti pamjen e tij të zakonshme elegante, me një kostum gri dhe një këmishë me vija, teksa hipte në një varkë së bashku me bashkëshorten e tij prej nëntë vitesh.

Çifti, që zotëron një vilë në Laglio, buzë Liqenit Como, ndodhen atje për të pritur një ngjarje ekskluzive të organizuar nga Fondacioni Clooney për Drejtësi, me darka dhe evente që po mbahen në Villa Passalacqua.
Amal, avokate e nderuar që u martua me Clooney-n në vitin 2014, është e njohur për paraqitjet e saj elegante dhe gardërobën mahnitëse që spikat në çdo dalje të saj. /Telegrafi