
Festivali ekstravagant: Kosova yll global 3 ditë, falë “Sunny Hill”-it
Showbiz
August 04, 2025 - 20:56
Bërnica mbrëmë ishte epiqendra e muzikës elektronike, ku dy DJ me famë botërore, Anyma e Peggy Gou e mbyllën me energji të jashtëzakonshme natën e fundit të festivalit “Sunny Hill”.
Shumica e mysafirëve të ardhur nga jashtë e kanë ditur se kryeprotagonistja e Sunny Hill vjen nga Kosova, por jo edhe sa mikpritës është vendi i saj dhe qytetarët e këtushëm.
“Sunny Hill” nisi më 1 gusht, kur performoi vetë Dua Lipa, duke dhënë një paraqitje për t’u mbajtur mend.
Një natë më vonë skena i takoi yllit botëror, Shawn Mendes, që po ashtu nuk kurseu veten për të dhuruar një shfaqje të rrallë.