
Duke bërë shqiponjën me duar, Shawn Mendes ka dy fjalë për Dua Lipën
Showbiz
August 04, 2025 - 14:09
Ikona e famshme, Shawn Mendes, ka qëndruar disa ditë në Kosovë për të kënduar në festivalin “Sunny Hill”.
Performanca e tij u pëlqye jashtëzakonisht nga publiku dhe artisti është mahnitur nga atmosfera e krijuar për tri net rresht.
Me anë të një “Instastory”, ku ka pozuar duke bërë shqiponjën me duar, ai shkroi: “Faleminderit që na ftuat!”.
Kujtojmë që edhe këtë vit edicioni i festivalit ka qenë gjigant, ku kanë performuar artistë më famë botërore.
