Fansat godasin në fytyrë Dua Lipën me bluza gjatë kërkesave për autograf, ja si reagoi këngëtarja

Fansat godasin në fytyrë Dua Lipën me bluza gjatë kërkesave për autograf, ja si reagoi këngëtarja

Showbiz August 04, 2025 - 09:08

Dje u mbajt nata e fundit e “Sunny Hill Festival”, një nga ngjarjet më të mëdha muzikore në rajon, që këtë vit mblodhi mijëra fansa në Prishtinë.

Por, pavarësisht atmosferës festive, rrjetet sociale po ziejnë nga disa pamje që po qarkullojnë me shpejtësi, ku protagonistja është vetë Dua Lipa, organizatorja dhe ylli më i madh i festivalit.

Në video të publikuara gjatë ditës së tretë të festivalit, Dua shihet duke qëndruar pranë fansave, duke marrë bluza për t’i nënshkruar.

@tomaszkirsch When someone ask me why I love Dua! She’s an icon !!!! Guyys plsss more respect for artists ë #dualipa #sunnyhillfestival ë Jet2 Advert - ëA7-BBH | MAN ë

Mirëpo, ajo që ka tërhequr më shumë vëmendje është mënyra e papërshtatshme me të cilën disa fansa ia kanë hedhur bluzat, duke e goditur në fytyrë në disa raste.

Dua duket e irrituar dhe i kthen disa prej bluzave pa i nënshkruar, me një shprehje fytyre që tregon se situata nuk i ka pëlqyer aspak.

Ngjarja ka ngjallur debat në rrjete sociale: një pjesë e publikut e mbështet reagimin e saj, duke theksuar se yjet meritojnë respekt dhe qetësi në interaksionet me fansat.

Pavarësisht këtij incidenti, "Sunny Hill Festival" mbylli një tjetër edicion të suksesshëm, duke konfirmuar pozicionin e tij si një prej festivaleve më të rëndësishme muzikore në Evropën Juglindore. /Telegrafi