Tri net të paharrueshme të “Sunny Hill” kthyen Kosovën në qendër të vëmendjes

Tri net të paharrueshme të “Sunny Hill” kthyen Kosovën në qendër të vëmendjes

Showbiz August 04, 2025 - 08:07

Festivali “Sunny Hill” ia dha Prishtinës tri net të paharrueshme.

1, 2 dhe 3 gushti në kryeqytetin tonë ishin datat ku kënga u shndërrua në magji për qindra e mijëra pjesëmarrës.

Image

Themeluesja e këtij festivali, Dua Lipa, solli yje ndërkombëtarë e shqiptarë në skenën gjigante të “Sunny Hill”, për t’iu dhënë të pranishmëve diçka që do ta mbajnë mend gjatë.

Por, ky festival nuk ishte vetëm kaq. Adhuruesit e muzikës u argëtuan edhe me shumë gjësende që kishte në dispozicion “Sunny Hill”.