
Festivali “Sunny Hill” me fjalë të mëdha për Shawn Mendes: Ai zotëroi natën
Showbiz
August 03, 2025 - 16:43
Në natën e dytë të megafestivalit “Sunny Hill”, një përjetim i këndshëm i prit të gjithë pjesëmarrësit.
Këngëtari me famë botërore, Shawn Mendes performoi në skenën gjigante të “Sunny Hill”, duke iu dhuruar momente të paharrueshme të gjithë të pranishmëve.
Derisa sot, për paraqitjen e Mendes, ka shkruar edhe vetë festivali “Sunny Hill”.
“Ai jo vetëm që këndoi. Ai zotëroi natën. Shawn Mendes u sigurua që ne ta kujtojmë gjithmonë”, thuhet në faqen zyrtare të festivalit muzikor.