Ambasada Britanike në Prishtinë për festivalin “Sunny Hill 2025”: Çfarë nate e pabesueshme

Ambasada Britanike në Prishtinë për festivalin “Sunny Hill 2025”: Çfarë nate e pabesueshme

Showbiz August 02, 2025 - 14:47

Ambasada Britanike në Prishtinë reagon pas natës së parë të “Sunny Hill Festival”: Dua Lipa, Fatboy Slim dhe Sienna Spiro elektrizuan publikun

Ambasada Britanike në Prishtinë ka reaguar përmes një postimi entuziast në rrjetin social Facebook, duke shprehur emocionin e saj për natën e parë të festivalit “Sunny Hill 2025”, që po mbahet në kryeqytet.

Në postim, përfaqësuesit e Ambasadës theksojnë se ishte një fillim i jashtëzakonshëm festivali, ndërsa vlerësuan prezencën e artistëve britanikë që ndezën atmosferën.

“Çfarë fillimi i pabesueshëm i ‘Sunny Hill Festival 2025’! Ishte mrekulli të shihnim talente si Fatboy Slim dhe Sienna Spiro, për të mos përmendur ikonën Dua Lipa”, thuhet në njoftimin e Ambasadës.

Në fund, ata ftojnë të gjithë që ta vizitojnë këndin britanik gjatë ditës së dytë të festivalit, ku do të ketë edhe më shumë prezencë të ikonave të muzikës nga Mbretëria e Bashkuar.

“Mos harroni ta vizitoni #BritishCorner në Ditën 2 për të kapur disa ikona të tjera”.

Ky reagim vjen në një atmosferë të mbushur me krenari kulturore dhe artistike, ku bashkëpunimi mes Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar duket se po ndriçon edhe skenën muzikore ndërkombëtare.