
Dua Lipa reagon pas koncertit të mbrëmshëm në Prishtinë: Ju dua me krejt zemrën
Dua Lipa mbrëmë solli hitet e saj më të mëdha në skenën e Festivalit Sunny Hill në Prishtinë. Përveç tyre, ajo bashkë me babanë e saj, Dukagjin Lipa, e sollën edhe një hit të vjetër të grupit Gjurmët, “Era”.
Dua tha se ta shohë festivalin e krijuar nga ajo duke u rritur në qytetin e saj është përtej asaj që ka ëndërruar, ndërsa ndarjen e skenës me babanë e saj e përshkroi si “një moment të paharrueshëm”.
“Ky festival është diçka që unë dhe familja ime e krijuam me shumë dashuri për qytetin tonë, PRISHTINËN, dhe ta shohësh të realizohet kështu është përtej çdo gjëje që mund të kisha ëndërruar. Të ndaj këtë natë me të gjithë ju, në qytetin që më formoi, e rrethuar nga kaq shumë energji, gëzim dhe krenari… është e vështirë të përshkruhet me fjalë. Të performoj për ju dhe të ndaj skenën me babanë tim Dukagjin Lipa, ishte një moment që nuk do ta harroj kurrë. Ndihem kaq jashtëzakonisht me fat dhe mirënjohëse. Dhe kemi ende dy net të tjera për të festuar së bashku!! JU DUA me krejt zemrën”, ka shkruar Dua në Instagram.
Lipa ka falënderuar bashkëkombësit e saj edhe gjatë performancës mbrëmë, duke iu drejtuar atyre në shqip.
“JU DUA me krejt zemrën”.