Dua Lipa bëhet shtetase e Kosovës me dekret presidencial

Dua Lipa bëhet shtetase e Kosovës me dekret presidencial

Showbiz July 31, 2025 - 22:16

Këngëtarja me famë botërore, Dua Lipa është bërë zyrtarisht shtetase e Kosovës.

Këtë e bëri të ditur, presidentja e vendit, Vjosa Osmani, e cila u shpreh se Dua Lipa është një prej personaliteteve më të rëndësishme kulturore e artistike të Kosovës, raporton Zeri.info

“Dua dhe Kosova kanë qenë gjithmonë të pandashme. Ajo ka qenë dhe vazhdon të jetë një nga zërat më të fuqishëm në skenat më të mëdha të botës, duke bërë histori me të arriturat e saj dhe duke u shndërruar në inspirim për miliona njerëz anekënd globit. Mirënjohja jonë është e pafund për gjithçka që Dua ka bërë dhe vazhdon të bëjë për Kosovën, për rininë tonë, për artin tonë dhe për imazhin ndërkombëtar të vendit tonë.

Dua, Kosova është gjithmonë krenare me ty!”, u shpreh Osmani. /Zëri