Sunny Hill Festival: Tri ditë deri te Festivali

Sunny Hill Festival: Tri ditë deri te Festivali

Showbiz July 29, 2025 - 11:50

Vetëm edhe tri ditë kanë mbetur për të siguruar biletën tuaj për edicionin e sivjetmë të festivalit "Sunny Hill".

Nëse akoma nuk e keni bërë këtë, tani është koha pasi që biletat e fundit janë në shitje.

Festivali, këtë vit mbahet prej 1 deri më 3 gusht në Parkun e Festivalit në Bërnicë të Poshtme.

Festivali tashmë ka bërë të ditur listën e plotë të artistëve që do të performojnë dhe sjell emra të njohur nga skena ndërkombëtare dhe vendore. Mes tyre janë Dua Lipa, Shawn Mendes, Headie One, Anyma, MYGAL b2b Edgar Kerri, TSHA, Cil, Sienna Spiro, Tommy Gold, Peggy Gou, Skream, Fatboy Slim, Bookie, Sugar Rush, Mochakk, Artssassin, Ledri, Yanina, Pint, Tayna, dhe plot të tjerë.

 

">https://www.instagram.com/p/DJuUXYguCqS/

 

Biletat mund t’i blini përmes:

Platformës zyrtare www.sunnyhillfestival.com;

Festtix.co.uk ;

Passo.com.tr ;

Pikës informuese të Festivalit, në sheshin "Zahir Pajaziti" në Prishtinë.

Rave-travel.com;

Të qasshme për momentin janë tiketat “Regular”, ato grupore (për 3 dhe 5 persona), VIP (për skenën kryesore dhe C4) ose “VIP Bundle” që ju ofron qasje në zonën “VIP” të të dy skenave.

Për më shumë informata vizitoni kanalet zyrtare të Festivalit.

https://www.instagram.com/sunnyhillfestival/

Ky është artikull i sponsorizuar.