
MC Kresha sjell këngën e re “Villa Saint Tropez” në bashkëpunim me Gabrielo Perissan
Showbiz
July 26, 2025 - 00:05
Reperi i njohur MC Kresha ka publikuar projektin e tij më të ri muzikor me titull “Villa Saint Tropez”, një bashkëpunim interesant me DJ-n dhe producentin Gabrielo Perissa.
Kënga është shoqëruar me një videoklip të animuar dhe përmban titrat e tekstit, duke i dhënë një dimension vizual dhe narrativ të veçantë projektit.
Me ritme verore dhe atmosferë relaksuese, “Villa Saint Tropez” sjell një energji të freskët, duke reflektuar stilin unik të Kreshës të kombinuar me elementet elektronike të Perissas.
Ky projekt vjen si një risi në repertorin e Kreshës dhe pritet të jetë një nga hitet e kësaj vere.
Kënga po pritet mirë nga fansat dhe po komentohet për stilin e veçantë dhe atmosferën verore që përcjell.
