Dukagjin Lipa shpërthen ndaj kërkesave për bileta falas

Dukagjin Lipa shpërthen ndaj kërkesave për bileta falas

Showbiz July 25, 2025 - 19:50

Në prag të festivalit Sunny Hill, Dukagjin Lipa ka reaguar ashpër ndaj kërkesave të shumta për bileta falas, duke publikuar një sërë storiesh në Instagram ku i drejtohet hapur atyre që i ka quajtur “Belesha”.

Në deklaratën e tij ai shprehet: “Krejt ju që po lypni bileta falas, ASNJË prej jush nuk jeni rast social, përkundrazi, çdo të premte i hipni kerreve e aeroplanëve për Europë, për qejf, eksportoni kesh jashtë Kosovës (shuma të konsiderueshme), e me ble bileta për me e kalu nji vikend në Kosovë që ASNJË prej qyteteve europiane nuk ju ofron një vikend ksi soji, koka shpenzim për ju!!!!

N’vend se me i thirrë miqtë e juaj europianë me ardhë me e kalu nji vikend me juve n’Prishtinë, me e promovu vendin edhe me ndihmu në pamjen edhe imazhin e Kosovës, ju kqyrni qysh me ardhë n’festival belesh!!!!

Krejt Kosovën nuk e nxen n’VIP!!! Provo qysh osht me hargju a me u knaqë nji vikend n’Prishtinë, se kur po nisesh për Europë, as nuk po i thirrë avio kompanitë për biletë belesh, as hotelin për dhomë belesh, as restoranin me hongër belesh e as bileta t’koncerteve belesh!!!!

MOS THIRRNI PËR BILETA!!!!!”

Ky reagim i Lipës është bërë menjëherë viral, duke hapur debat për kulturën e kërkimit të biletave falas dhe vlerësimin e ngjarjeve të mëdha kulturore që zhvillohen në Kosovë. 

Image

Image