Peja po ndizet – FLUX FEST po vjen!

Peja po ndizet – FLUX FEST po vjen!

Showbiz July 25, 2025 - 14:56

Më 2 gusht 2025 qyteti i Pejës kthehet në një vatër të vërtetë energjie.

Në fushën e basketbollit Valon Begolli ( KOSHARK), ku dikur jehonte topi i lojës – këtë herë do të jehon ritmi i muzikës!

Në skenë ngjiten katër DJ që nuk kanë nevojë për prezantim:

M.I.M do te jete main artisti i nates, dhe patjeter dj si : BVZZDA, VERSUS dhe EUGEEN – katër emra, katër stile, një qëllim: me ndez Pejën deri në mëngjes!

Dritat do të pulsojnë me ritmin e zemrës tënde.

Muzika do të përshkojë çdo cep të hapësirës dhe do t’i bashkojë të gjithë – të rinj e të vjetër, vendas dhe mysafirë – në një atmosferë që nuk harrohet.

Peja do të frymojë ndryshe atë natë.

Ky është FLUX FEST – një shpërthim emocionesh, një valë muzikore që s’ndalet, një festë që s’ka kufi.

  • Fusha e basketbollit Valon Begolli (Koshark)
  • Nis në ora 20:00 – deri në agim
  • Hyrja? 5€ - Por përvoja është pa qmim !
  • Muzika? Shpërthyese!
  • Nata? E paharrueshme!

Merr shoqninë, sill energjinë dhe bëhu pjesë e një nate që do të shkruhet në historinë e qytetit.

FLUX FEST – aty ku mbaron rutina dhe nis ndjenja e vërtetë.

Image

Image