Egli Tako mbushet me dashuri në Ferizaj, publiku e duartroket pa ndërprerë

Egli Tako mbushet me dashuri në Ferizaj, publiku e duartroket pa ndërprerë

Showbiz July 17, 2025 - 12:14

Egli Tako vazhdon të dëshmojë se është një nga artistet më të dashura të momentit, duke mbledhur gjithnjë e më shumë fansa kudo që performon.

Mbrëmjen e fundit, ajo ka mbajtur koncertin e saj të radhës në qytetin e Ferizajt, ku atmosfera ishte e jashtëzakonshme dhe publiku i pranishëm e priti me një energji të zjarrtë.

Qyteti u ndez nga performanca e saj, me një ambient të tejmbushur dhe një publik që nuk ndalonte së brohorituri emrin e saj.

Këngët e saj u kënduan në kor nga fansat, të cilët e shoqëruan në çdo notë dhe e duartrokitën me ovacione të pandërprera gjatë gjithë koncertit.

Egli ndau një moment të veçantë në InstaStory, ku publikoi një video nga koncerti dhe u shpreh e prekur nga dashuria që mori: “Ju dua, faleminderit nga zemra”.

Ky koncert shënon edhe një sukses tjetër në rrugëtimin e saj muzikor, duke treguar se ajo ka krijuar një lidhje të veçantë me audiencën, e cila po rritet çdo ditë. Pas performancave të suksesshme në qytete të ndryshme, edhe Ferizaj dëshmoi se ish-banorja e Big Brother VIP Albania është kthyer në një emër që jo vetëm tërheq vëmendjen, por edhe ndez skenën me prezencën e saj.

Në një periudhë ku muzika live po fiton gjithnjë e më shumë rëndësi, Egli po e forcon pozicionin e saj si një ndër artistet më aktive dhe më të dashura të skenës shqiptare.

Image