Tayna gati për rikthimin e radhës, bashkëpunon me reperin gjerman Summer Cem

Tayna gati për rikthimin e radhës, bashkëpunon me reperin gjerman Summer Cem

Showbiz July 17, 2025 - 10:14

Pas një serie projektesh të suksesshme që kanë mbajtur emrin e saj në krye të trendeve muzikore, Tayna nuk ndalet.

Reperja e njohur shqiptare ka paralajmëruar këngën e saj më të re, e cila kësaj here vjen si një bashkëpunim ndërkombëtar me një nga emrat më të njohur të skenës gjermane, Summer Cem.

Kënga titullohet “Late Night” dhe pritet të lansohet gjatë kësaj jave. Lajmin e ka bërë të ditur vet artistja përmes një videoje të shkurtër të ndarë në rrjete sociale, ku shfaqet një pjesë nga klipi i ri, duke nxitur menjëherë reagime të shumta nga fansat.

Ky bashkëpunim pritet të sjellë një ndërthurje mes stilit urban të Taynës dhe ritmit tipik të Summer Cem, një reper i njohur në tregun gjerman për hitet e tij në top-listat evropiane.

“Late Night” vjen si një projekt veror, me potencial të madh për të qenë një hit në klubet dhe platformat muzikore këtë sezon.

Tayna, e cila njihet për stilin e saj unik, energjinë në performancë dhe bashkëpunimet strategjike, po e konsolidon gjithnjë e më shumë pozicionin e saj edhe në tregun ndërkombëtar.

Pas projekteve me artistë të njohur shqiptarë dhe të huaj, kjo këngë pritet të jetë një tjetër hap i madh për karrierën e saj jashtë kufijve.

Fansat tashmë janë në pritje, ndërsa “Late Night” pritet të jetë një nga këngët më të dëgjuara të verës 2025.

Image
Image