Rita Ora ndalohet në rrugë nga influenceri i njohur në New York dhe jep një mesazh shumë të mirë për femrat

Rita Ora ndalohet në rrugë nga influenceri i njohur në New York dhe jep një mesazh shumë të mirë për femrat

Showbiz July 16, 2025 - 14:33

Rita Ora është mësuar me skenat, tapetin e kuq dhe kamerat që ndjekin çdo lëvizje të saj. Por këtë herë, ishte një ndalesë e papritur në rrugët e New Yorkut ajo që tërhoqi vëmendjen e publikut – një bisedë e ngrohtë dhe inspiruese me David Carmi, i njohur për intervistat e tij të rastësishme me personalitete në rrugë.

Në një video që tashmë është bërë virale, David e ndal këngëtaren shqiptare me famë botërore duke i thënë: “Më fal, Rita. Mendoj se dukesh shumë e sigurt”.

E befasuar dhe njëkohësisht e buzëqeshur, Rita reagon me një “Oh Zoti im” karakteristike, duke e pranuar ftesën për një bisedë të sinqertë.

E pyetur se çfarë e bën të ndjehet e sigurt në vetvete, ajo përgjigjet me maturi dhe reflektim: “Mendoj se jam në rregull me idenë e durimit dhe se gjithçka është një proces. Nuk ka nevojë të jesh perfekt çdo ditë. Ka forcë në pranimin e kësaj brishtësie”.

@confidenceheist Asking Rita Ora What makes you confident? @Rita Ora #confidenceheist #inspiringëwithconfidence #davidcarmi #confidence #ritaora #havingpatience #ritaoramusic #ritaorafans ë original sound - David Carmi

Ajo shton se natyra e punës së saj, e cila është vazhdimisht nën sy të publikut dhe shpesh e komentuar, e ka detyruar të mësojë të jetë e guximshme në zgjedhjet që bën, edhe kur ato nuk pëlqehen nga të gjithë: “Unë vishem siç dua, bëj çfarë dua dhe kjo më jep vetëbesim. Njerëzit që të duan për atë që je, do të të afrohen vetvetiu”.

Në një moment prekës, David e pyet se çfarë do t’i thoshte versionit të saj më të ri. Rita, pa u menduar shumë, përgjigjet: “Do t’i thoja se do të jesh mirë. Gjërat do të funksionojnë. Emri yt është tashmë mbi gjithçka që të pret”.

Takimi mbyllet me një moment të ëmbël, ku Rita e surprizon Davidin duke i thënë se e njeh: “Mos u sill sikur nuk e di kush je. E di kush je, David”, – një dëshmi se edhe yjet më të mëdhenj vlerësojnë përmbajtjen me shpirt dhe vërtetësi.

Ky moment i thjeshtë, por thellësisht njerëzor, dëshmon se Rita Ora jo vetëm që frymëzon me muzikën dhe stilin e saj, por edhe me qëndrimin dhe mesazhin e fuqishëm për vetëpranimin. /Telegrafi