Bebe Rexha paralajmërohet nga fansat pasi bleu lodrën e famshme “Labubu”: Është djallëzore, hidhe tutje

Bebe Rexha paralajmërohet nga fansat pasi bleu lodrën e famshme “Labubu”: Është djallëzore, hidhe tutje

Showbiz July 16, 2025 - 11:23

Këngëtarja me famë botërore, Bebe Rexha, i është bashkuar trendit të ri të lodrave koleksionuese, duke e blerë një “Labubu”, një nga lodrat më virale të momentit.

E entuziazmuar për blerjen e saj të re, interpretuesja e hitit “In The Name Of Love” ndau një fotografi në Instastory ku tregonte lodrën simpatike që mbante pranë vetes në dhomën e gjumit.

Në mbishkrimin e fotografisë, Bebe pyeti ndjekësit e saj: “Çfarë mendoni për të?”, duke e shoqëruar postimin me emocione pozitive.

Por jo të gjithë ndjekësit e saj ndanë të njëjtin entuziazëm. Njëri prej tyre i shkroi një mesazh privat, duke e quajtur lodrën “demonike (djallëzore)” dhe duke i kërkuar këngëtares që ta “gjuajë larg”.

Mesa duket, mesazhi iu duk mjaft interesant Bebes, e cila vendosi ta ndajë me ndjekësit e saj në rrjetet sociale, duke e bërë edhe më të qartë që as komentet më të çuditshme nuk ia zbehin entuziazmin për koleksionin e saj të ri.

Ky veprim tregoi edhe një herë sensin e humorit dhe natyrën spontane të këngëtares shqiptare, e cila vazhdon të mbajë kontakt të ngushtë me fansat, edhe për temat më të pazakonta.

Image
Image