
Kylie Minogue rikthehet e fuqishme në skenë në Berlin me një performancë magjepsëse
Kylie Minogue bëri një rikthim spektakolar në skenë në Berlin, pasi u detyrua të anulonte koncertin e mëparshëm për shkak të laringjitit.
E veshur me një kostum lateksi vjollcë që i theksonte linjat, ylli 57-vjeçar elektrizoi publikun në Uber Arena gjatë turneut të saj botëror “Tension”.
Këngëtarja australiane, e cila muajin e kaluar pati një pauzë të detyruar për t’u rikuperuar nga sëmundja, u shfaq në formë të shkëlqyer dhe me energji të plotë, ndërsa performoi disa nga hitet e saj më të mëdha përpara mijëra fansave të emocionuar, shkruan DailyMail.
Pas anulimit të koncerteve në Poloni, Lituani dhe Estoni, Kylie i falënderoi ndjekësit për mbështetjen e tyre përmes një mesazhi prekës në rrjete sociale, duke u kërkuar falje për zhgënjimin dhe duke i siguruar se po bëhen përpjekje për të ricaktuar datat.
Turneu “Tension” ka shënuar një fazë të re për ikonën e popit, e cila me suksesin e “Padam Padam” ka hyrë fuqishëm edhe në tregun amerikan, duke fituar çmim ‘Grammy’ dhe një rezidencë prestigjioze në Las Vegas.
Rikthimi në skenë i Kylie-t u përshëndet si triumf i vërtetë nga fansat dhe kritikët, duke konfirmuar edhe një herë statusin e saj si një nga artistet më të dashura dhe më të qëndrueshme në skenën ndërkombëtare.