Justin Bieber viziton spa-në vetëm, ndërsa Hailey përqendrohet në biznes mes zërave për krizë në martesë

Justin Bieber viziton spa-në vetëm, ndërsa Hailey përqendrohet në biznes mes zërave për krizë në martesë

Showbiz July 04, 2025 - 17:36

Justin Bieber është parë duke dalë vetëm nga një banjë luksoze me stil rus në Los Angeles, në një kohë kur spekulimet për një krizë martesore me Hailey Bieber po shtohen.

Këngëtari 31-vjeçar u pa i veshur thjesht me një bluzë me kapuç dhe xhinse të gjera, teksa largohej nga Voda Spa.

Ndërkohë, Hailey është përqendruar te karriera dhe marka e saj e kozmetikës “Rhode”, e cila kohët e fundit u ble nga Elf Cosmetics për një shumë prej 1 miliard dollarësh (rreth 930 milionë euro), shruan DailyMail.

Ajo është parë e angazhuar në projekte pune dhe shëtitje në qytet, si dhe ka ndarë momente nga aktivitetet e saj në rrjetet sociale.

Pavarësisht daljeve të tyre të shpeshta solo, çifti u shfaqën së bashku në fundjavë në një koncert të DJ Martin Garrix në LA, ku Justin i hodhi krahun Hailey-t dhe kërcenin pranë njëri-tjetrit.

Megjithatë, një burim për Us Weekly ka deklaruar se marrëdhënia e tyre është në një periudhë të vështirë dhe se sjellja e paparashikueshme e Justin-it i ka sjellë stres Hailey-t.

Megjithatë, Justin ka dhënë shenja përpjekjeje për përmirësim, duke ndarë kohët e fundit fotografi familjare me Hailey-n dhe djalin e tyre të vogël, Jack Blues, gjatë një pushimi buzë liqenit.

Ndërsa fansat vazhdojnë të spekulojnë, çifti duket se po përpiqet të mbajë një ekuilibër mes jetës private dhe angazhimeve publike. 

Image
Image