
Kiara Tito publikon fotografi nga çastet intime me Luizin gjatë pushimeve verore
Showbiz
July 04, 2025 - 15:55
Çifti i njohur dhe shumë i dashur për publikun, Kiara Tito dhe Luiz Ejlli, po shijojnë disa ditë relaksi larg zhurmës dhe angazhimeve të përditshme.
Ata ndodhen aktualisht në pushime verore, dhe si zakonisht, nuk kanë ngurruar të ndajnë me ndjekësit disa nga momentet e tyre të lumtura.
Ka qenë vetë moderatorja Kiara Tito ajo që ka publikuar së fundmi në rrjetet sociale disa fotografi të reja, ku shihet përkrah partnerit të saj, këngëtarit të njohur Luiz Ejlli.