
Muma dhe Nora Istrefi vijnë me këngën e re “Natën”
Showbiz
May 25, 2025 - 23:29
Muma dhe Nora Istrefi janë bërë bashkë për një projekt të ri muzikor.
Artistët shqiptarë kanë prezantuar projektin “Natën”, të kompletuar edhe me videoklip.
Teksti është shkruar nga Muma me muzikë të kompletuar nga Nora dhe Ibrahim Tatlises.
Producimi në ndërkohë u bë nga Giza (Vnentertainment), ndërsa për videon u kujdes Mars Studio.