Armendi dhe Aida përfundojnë albumin “Dashni e vjetër”, së shpejti publikohet

Armendi dhe Aida përfundojnë albumin “Dashni e vjetër”, së shpejti publikohet

Showbiz May 20, 2025 - 14:01

Kantautori i njohur Armend Rexhepagiqi kohë më parë ka dhënë lajmin e mrekullueshëm për admiruesit e muzikës së tij se së shpejti do të publikonte albumin e ri muzikor.

Albumi, i cili do të mbajë titullin “Dashni e vjetër”, tashmë ka përfunduar dhe pritet që shumë shpejt të publikohet për adhuruesit e shumtë të muzikës dhe artit që bën.

Lajmin për përfundimin e albumit e ka dhënë vetë Rexhepagiqi, i cili ka publikuar fotografi bashkë me bashkëshorten e tij Aidën dhe kompozitorin maqedonas, Darko Dimitrov, shkruan Zeri.info.

“Mbrëmë shënuam 20-vjetorin e bashkëpunimit. Mbaruam albumin ‘Dashni e vjetër’”, shkroi Rexhepagiqi. /Zëri

Image