Nga Edona te Gjesti – kapela me rruaza rikthehet në skenë pas disa viteve
Showbiz
April 30, 2025 - 12:15
Pas daljes nga “Big Brother VIP Albania”, Gjesti është shfaqur me një stil krejt ndryshe nga ajo se çka jemi mësuar të shohim te këngëtari.
Pas shumë viteve, ai ka vendosur të sjellë në skenë një element të veçantë që dikur u bë simbol i stilit të Edona Llaloshit, kapuçin e zbukuruar me rruaza, shkruan “Kosovarja”.
Vite më parë Edona u shfaq në skenë e veshur me të bardha dhe me kapelën me aksesor, duke i dhënë një nuancë të veçantë stilit të saj.
Kurse Gjesti ka vendosur ta rikthejë këtë modë dhe të sjellë një interpretim të ri të këtij aksesor të paharrueshëm, duke krijuar një lidhje interesante mes të kaluarës dhe të tashmes.
