
Gani Gërmia eliminohet nga gara në Ferma VIP 2
Showbiz
April 29, 2025 - 08:20
Gani Gërmia është konkurrenti i radhës që u largua nga spektakli Ferma VIP 2.
Ai ishte në një televotim me fermerët si: Big Bastën, Erandin, Andrean dhe Ylli Dreshajn.
Është ndërprerë rrugëtimi i gazetarit pak javë pasi është bërë pjesë e këtij formati.
“Dua t’ju falënderoj të gjithëve. Ka qenë një nga eksperiencat më të mira. Ajo që më penalizoi ka qenë cigarja. M'i ka lidhur këmbë e duar, nuk kam mundur të luaj lirshëm”, u shpreh ai.
Tutje tha: “Do të mbetet një nga senet më të mira. Do më mungojnë shumë fermerët”.
Ganiu ashtu siç e ka tradita zgjodhi kryefermerin. Ai i dha titullin kryefermer këngëtares Big Mama.
I njëjti ka qenë pjesë edhe i Big Brother VIP Kosova në edicionin e dytë.