Bëri rrëfimin e trishtë në Big Brother VIP, Livia Brunga takohet me babanë pas 22 vjetësh

Bëri rrëfimin e trishtë në Big Brother VIP, Livia Brunga takohet me babanë pas 22 vjetësh

Showbiz April 23, 2025 - 10:48

Livia Brunga gjatë kohës sa ishte në Big Brother VIP Albania 4 bëri një rrëfim prekës për jetën.

Ajo ka folur për marrëdhënien me të atin pas ndarjes së prindërve duke shtuar se e ka takuar vetëm dy herë në jetë.

Ish-konkurrentja zbuloi se hera e parë që e pa babanë ishte kur ishte vetëm dyvjeçe dhe hera e dytë kur ishte shtatë vjeçe.

Tani pas përfundimit të BBVA në një postim të ri, Livia bëri të ditur se u takua me të atin pas 22 vjetësh.

“22 vite më vonë”, ka qenë përshkrimi që i ka vënë imazhit.

Image

Livia në këtë edicion ka qenë shumë e pëlqyer nga publiku për lojën që ka zhvilluar brenda.

Krahas kësaj, ka kthyer edhe historinë me ish-partnerin Mevlan Shabën, për të cilin tha se e do akoma.

Image