Ishte misterioz deri më tani, Danja Koka shfaqet me të dashurin në festën pas Big Brother

Ishte misterioz deri më tani, Danja Koka shfaqet me të dashurin në festën pas Big Brother

Showbiz April 21, 2025 - 23:02

Big Brother VIP Albania mbrëmë (e diel) ka festuar për sukseset e këtij edicioni.

Të pranishëm në event kanë qenë i gjithë kasti i këtij sezoni, e po ashtu edhe disa të ftuar të tjerë.

Danja Koka gjithashtu gjatë rrugëtimit të saj është komentuar tejet shumë për lidhjen jashtë.

Modelja ka folur shpesh për partnerin e saj, Redin, duke e përmendur me shumë dashuri dhe respekt.

Sidoqoftë, çifti ka zgjedhur ta mbajë lidhjen e tyre larg syrit të publikut, duke mos ndarë foto të përbashkëta në rrjete sociale.

Ajo u shfaq publikisht në ndejën e organizuar pas Big Brother, ku dukeshin tejet të lumtur krah njëri-tjetrit.

Pavarësisht thashethemeve duket se lidhja e tyre po ecën mjaft mirë edhe pas BBVA 4.

Image