Rozana Radi befasohet nga një klip prekës të babait të ndjerë, të gjeneruar me Inteligjencë Artificiale

Rozana Radi befasohet nga një klip prekës të babait të ndjerë, të gjeneruar me Inteligjencë Artificiale

Showbiz April 20, 2025 - 00:39

Finalja e Big Brother VIP Albania solli një nga momentet më të ndjera dhe emocionale për këngëtaren e njohur Rozana Radi.

Pas një rrugëtimi të gjatë dhe të mbushur me ndjesi të forta, ajo u përball me një surprizë që preku thellësisht zemrën e saj dhe të publikut.

Në një atmosferë të qetë dhe intime, Rozanës iu transmetuan disa imazhe të realizuara me kujdes, ku ajo dhe babai i saj i ndjerë shfaqeshin së bashku në mënyrë artistike – ashtu siç mund t’i kishte parë në ëndrrat e saj më të thella.

Imazhet përshkruanin skena të ngrohta e plot dashuri mes vajzës dhe të atit, të krijuara për të dhënë ndjesinë e pranisë së tij shpirtërore.

Ndërsa në sfond dëgjohej një poezi prekëse që babai i saj ia kishte lënë me dedikim Rozanës, emocioni u bë i papërmbajtshëm.

Por surprizat nuk përfunduan aty. Pak çaste më vonë, një kor i përbërë nga artistë të rinj interpretoi dy këngë të fuqishme dhe simbolike për jetën dhe dashurinë – “Të dua ty” nga Soni Malaj dhe “Thërrime dashurie” nga Marsela Çibukaj – të cilat shtuan edhe më shumë emocionin e skenës.

Më pas, në skenë hyri motra e saj, Andeta Radi. Takimi mes tyre ishte plot mall, lot dhe përqafime. Rozana, e përfshirë nga emocioni, i kërkoi falje për gjërat që s’kishte mundur t’i bënte dhe për kohët kur ndoshta nuk kishte qenë aq e pranishme sa do të donte.