
Big Brother: Sara Kolami i çon një mesazh të fortë Eglit para spektaklit të sotëm
Showbiz
April 12, 2025 - 18:09
Ndërsa spektakli i radhës i “Big Brother VIP Albania 4” pritet me emocion nga publiku, mbështetjet për banorët nuk kanë munguar.
Sara Kolami, ish-banore e “Big Brother VIP Kosova” dhe një mike e Egli Takos, ka reaguar në rrjete sociale në mbështetje të saj.
Ajo ka publikuar një instastory së bashku me Egli Takon, duke i shprehur hapur përkrahjen.
“Vajza të forta e suportojnë njëra-tjetrën”, ka shkruar Sara mbi foton, duke dhënë një mesazh solidariteti dhe fuqizimi femëror.