Dafina Zeqiri: Femicidi ekziston ende në Kosovë dhe Shqipëri
Showbiz
March 28, 2025 - 09:29
Këngëtarja e njohur, Dafina Zeqiri, ka ngritur një shqetësim të rëndësishëm në lidhje me femicidin, duke theksuar se ky fenomen vazhdon të ekzistojë edhe në Kosovë dhe Shqipëri.
Ajo ka postuar një “story” në Instagram, ku ka ndarë përshtypjet e saj pas shikimit të dokumentarit të fundit në Netflix, “From Rock Star to Killer”.
“Nga rockstar në vrasës – një dokumentar që tregon sa lehtë shndërrohet dashuria në dhunë. Femicidi ende ekziston, edhe në Kosovë dhe Shqipëri”, ka shkruar ajo në InstaStory.
