Rozana Eglit: Çfarë ke parë jashtë? Paske ardhur për mua, banorja: Ti je askushi në jetën time

Rozana Eglit: Çfarë ke parë jashtë? Paske ardhur për mua, banorja: Ti je askushi në jetën time

Showbiz March 16, 2025 - 10:16

Pasi u rikthye në shtëpinë e Big Brother VIP Albania, Egli Tako dhe Rozana Radi vijuan përplasjen e tyre edhe jashtë në oborr.

Debati nisi sërish kur Rozana i përmendi Eglit se marrëdhënia e saj me Gjestin kishte filluar që në momentet e para, duke i kujtuar se i qëndronte pas.

Në një moment, Rozana i tha Eglit: “Qenke mbushur shumë, çfarë ke parë jashtë?”, duke lënë të kuptohet se Egli kishte ndryshuar pas daljes nga shtëpia.

Egli e pranoi këtë, duke thënë se kishte dalë e mbushur.

Rozana vazhdoi të këmbëngulë se nuk kishte ndikuar në këtë ndryshim: “Po nuk ke ikur e mbushur prej meje, se unë nuk të kam bërë të keqen”.

Më tej, ajo insinuoi se Egli ishte kthyer në shtëpi për t’u përballur me të, duke thënë: “Ti qenke kthyer për mua”.

Teksa debati u ashpërsua, Rozana e akuzoi Eglin se kishte parë shumë nga loja jashtë dhe se ishte rikthyer me një qëndrim ndryshe: “Paskë parë Big-un shumë mirë dhe paske ardhur për Rozin.

Hajde për veten tënde! Tani je bërë Egli që kam dashur që në fillim”.

Përplasja mes tyre vazhdoi me tone të larta, duke lënë të kuptohet se tensionet mes dy banoreve nuk janë zbutur edhe pas rikthimit të Eglit në shtëpi.