
Laerti për Gjestin: Nuk ka çfarë të bëjë më në shtëpi
Laert Vasili ka biseduar së fundmi me Danjën për situatat dhe banorët e këtij formati.
Ai ka folur edhe për Gjestin duke thënë se ka ndenjur vetëm për Egli Takon dhe se nuk ka çfarë të dhurojë më.
“Ka ndenjur në shtëpi për hir të Eglit, çfarë po bën tani, hiç kot. Çfarë të bëjë tjetër në shtëpi”, tha ai.
Duket se aktori ia ka frikën banorit nga Kosova, ndonëse është ndër më të përfolurit në këtë reality shou.
Ai edhe pak ditë mbush pesë muaj që ndodhet në një izolim, marrë parasysh se nga Big-u i Kosovës kaloi në atë të Shqipërisë.
Laerti nga ana tjetër ka pasur raporte të mira me Gjestin, pavarësisht disa debateve që vogla që kanë zhvilluar.
I njëjti momentalisht është një banor i vetëm me Valbona Mhillin, nga një avantazh që pati Gjesti javë më parë.
