Olsi Bylyku publikon këngën e re “Drama”

Olsi Bylyku publikon këngën e re “Drama”

Showbiz March 13, 2025 - 16:55

Këngëtari i njohur, Olsi Bylyku, ka prezantuar ditën e sotme (e enjte) projektin e ri.

“Drama” mban titullin kënga e tij e radhës, të cilën e ka kompletuar edhe nga ana vizuale.

Teksti dhe muzika u realizua nga vet artisti me miksim dhe masterizim nga Alex Gjonpalaj.

Image

Për ‘beat’-in u përkujdes Bujaa Beats me video të bërë nga MVC Production.

Teksti i ndjerë ngërthen në vete shumë gjëra dhe lë të kuptohet tejet mes rreshtave.

Të plotë tashmë mund ta gjeni në platformën YouTube, në kanalin zyrtar të Bylykut.

Image

Olsi këtë kohë ka qenë shumë i komentuar në media e shtypin rozë për shkak të Egli Takos, me të cilën ka qenë në lidhje prej më shumë se pesë vitesh.