
Rita Ora shfaqet tejet tërheqëse në modelimin e rrobave të reja për brendin “Primark”
Rita Ora shfaqi barkun e saj të tonifikuar me një fund të shkurtër në ngjyrë blu të zbehtë me tullumbace dhe një bluzë të thurur me grep me grep teksa modelonte koleksionin e saj të fundit me “Primark”.
Këngëtarja 34 vjeçe, lansoi koleksionin e saj të parë me këtë markë të modës së përballueshme në shtator, shkruan DailyMail.
Koleksioni i saj më i fundit fokusohet te tonet neutrale dhe nuancat e kaltra të çelura, duke sjellë atmosferën pranverore dhe ditët me diell.
Rita dukej mahnitëse teksa modelonte koleksionin, që përfshinte një fund mini me dizajn gingham në ngjyrë blu të çelur, të kombinuar me një këmishë të lidhur mbi një bluzë të bardhë të shkurtër.
Në një tjetër fotografi, ajo shtrihet në dysheme duke veshur xhinse të gjera me panele dhe një shall tartan si rrip, të kombinuara me një kardigan të bardhë me grep.
Ndër veshjet më verore të koleksionit përfshiheshin një bluzë e bardhë bandeau e kombinuar me një fund midi të fryrë dhe një rrip me unazë të artë, si dhe një fustan të ngushtë pas trupit me dantellë kremoze dhe pa mëngë.
Një nga paraqitjet më të gjalla ishte një fustan ‘bodycon midi’ me jakë të lartë, me dizajn tartan në ngjyrë lejla dhe vjollcë të errët, i cili përfshinte një prerje në pjesën e këmbës.
Për ditët e freskëta pranverore, Rita modeloi gjithashtu një pallto në stilin ‘faux suede’ në ngjyrë kafe me thekë, si dhe një xhaketë të shkurtër bomber në ngjyrë bezhë.
Një tjetër pamje më e mbuluar përfshinte një këmishë të gjerë transparente me vija blu dhe të bardha, të kombinuar me pantallona të njëjta dhe një pulovër të hollë të bardhë të shkurtër.
Ajo modeloi gjithashtu një bluzë të valëzuar transparente në ngjyrë blu, si dhe një bluzë të bardhë me dantellë dhe stil ‘smock’.
Koleksioni përmbyllej me një bluzë elegante pa mëngë, me dizajn xhakete të shkurtër në ngjyrë gri, të kombinuar me pantallona të gjera deri në gjunjë me prerje të stilizuar.
Në koleksionin e saj të mëparshëm, Rita u shoqërua nga nëna e saj, Vera, dhe të dyja shkëlqyen në një seri fotografish emocionuese nënë-bijë.
Duke komentuar mbi bashkëpunimin, Rita tha në atë kohë u shpreh: “Jam shumë e emocionuar të lansoj koleksionin tim të ri me ‘Primark'”.
“Kemi shumë stile të ndryshme, veçanërisht për mbrëmje, që janë të përshtatshme për çdo rast – darka, pije ose një natë në kërcim”.
“Pavarësisht nëse doni të jeni më të shkëlqyeshme apo më diskrete, kemi pallto, kemi tekstura, kemi të gjitha opsionet”, tha Rita.
“Nëna ime e mrekullueshme, Vera, më shoqëroi në modelimin e disa veshjeve, dhe ishte kaq argëtuese – ajo është një yll i vërtetë”, u shpreh interpretuesja e hitit “Your Song”
“Pamja ime e preferuar është fustani i zi i vogël – një veshje e mahnitshme për sezonin festiv”.
Koleksioni i Ritës me ‘Primark’ në tetor bëri që blerësit të qeshnin me të madhe, pasi vunë re se një kapelë e kuqe e thurur i ngjante kostumit nga seriali distopik “The Handmaid’s Tale”.
Një blerëse vuri re kapelën me vlerë prej tetë funtesh (9.48 euro) në një dyqan të “Primark” në Stockport, Manchester, dhe nuk mundi të rezistonte pa e provuar.
Sophie Sculpt, 30 vjeçe, ngarkoi një video në TikTok duke e mbajtur kapelën e kuqe, ku klipi i shkurtër arriti gati një milion shikime.
“Të gjithë të tjerët, vazhdoni të lëvizni – përveç Ritës Ora”, tha ajo në TikTok-in e saj, ndërsa mbante kapelën e thurur.
“Keni bërë një punë të shkëlqyer, të shkëlqyer me këtë koleksion!”. /telegrafi





