
Jozi Rozanës: Me ty dhe Laertin tallet një Shqipëri
Joz Marku dhe Rozana Radi kanë biseduar për shumë gjëra që kanë ndodhur në këtë format.
Këngëtarja e njohur ia ka përmendur disa veprime Jozit, për të cilat duhet që të reflektojë.
Ajo i thotë se ka bërë gabime në shumë raste dhe se duhet të marrë masa për këto.
Krejt në fund, artisti i thotë se një Shqipëri po tallet me të dhe me mikun e saj, aktorin Laert Vasili.
Rozi më pas ia ktheu se ‘ku e di ti’ dhe se po jep informacione nga jashtë, duke qenë se u rikthye në shtëpi për herë të dytë, nga një avantazh i Gjestit.
“Tallet një Shqipëri me ju”, iu drejtua ai teksa mori menjëherë përgjigje: “Ku e di ti që tallet një Shqipëri me ne”.
“E di shumë mirë”, i tha sërish Jozi.
“Na jep informacione nga jashtë, për çfarë tallet. Ku e pe Shqipërinë? O Joz më se do të dalësh me zarf të zi sërish. Na çmende”, vazhdoi Rozana.

