
Vdes aktori i “Harry Potter”, Simon Fisher-Becker
Aktori i njohur britanik, Simon Fisher-Becker, ka vdekur në moshën 63-vjeçare.
Lajmi u konfirmua nga agjenti i tij, Kim Barry, i cili e cilësoi atë si një mik të ngushtë dhe një artist të jashtëzakonshëm.
Fisher-Becker ishte i njohur për rolin e tregtarit ndërgalaktik Dorium Maldovar në “Doctor Who” dhe si fantazma Fat Friar në “Harry Potter and the Philosopher’s Stone”, shkruan DailyMail.

Ai u shfaq gjithashtu në shumë seriale të njohura britanike, si “One Foot in the Grave”, “The Bill” dhe “Doctors”, si dhe në filmin fitues të Oscar-it “Les Miserables” (2012).
Lajmin e trishtë e ndau edhe bashkëshorti i tij, Tony, në Facebook, duke falënderuar fansat për mbështetjen.
Përveç aktrimit, Fisher-Becker ishte edhe shkrimtar, folës dhe një figurë e dashur në komunitetin e “Doctor Who”.
Fansat dhe kolegët e tij i kanë bërë homazhe në rrjetet sociale, duke e kujtuar si një njeri të talentuar dhe plot humor.
