Gjesti flet për largimin e Eglit nga gara: Jam i lumtur që doli, por nuk është se po kënaqem

Gjesti flet për largimin e Eglit nga gara: Jam i lumtur që doli, por nuk është se po kënaqem

Showbiz March 08, 2025 - 20:26

Në dhomën e gjumit të shtëpisë së Big Brother VIP Albania, Aldo, Vserlo, Gjesti dhe Danja diskutuan mbi largimin e Eglit nga gara.

BAnorja u detyrua të largohej për shkak të gjendjes së saj të rënduar.

Gjatë bisedës, Gjesti u shpreh hapur për ndjenjat e tij pas daljes së Eglit, duke thënë: “Jam i lumtur, jo i mërzitur. Jam i lumtur që ka dalë, sepse ka qenë shumë keq, edhe ajo edhe unë, të dy tmerr kemi qenë”.

Danja, nga ana tjetër, vlerësoi se largimi mund t’i ketë bërë mirë Eglit: “Ajo është qetësuar, kam përshtypjen”.

Ndërkohë, Aldo mendoi se Egli kishte bërë zgjedhjen e duhur duke u larguar nga gara.

Gjesti shtoi më tej se, megjithëse ndihej i çliruar nga situata, kishte ende momente reflektimi: “A e di sa i lumtur jam? Idenë nuk e ke. Por, vetëm kur po më kujtohen disa gjëra, si kam qeshur me të, si jemi përplasur, si kanë ardhur situatat… Unë i kam bërë keq për shembull, po i mendoj disa gjëra, nuk është se po kënaqem”.

Dalja e Eglit shkaktoi reagime të shumta brenda shtëpisë, me shumë banorë që fajësuan Gjestin për ndikimin e tij në përkeqësimin e saj emocional.

Ndërsa spektakli i mbrëmjes së sotme pritet me interes, mbetet për t’u parë se si do të trajtohet ky debat dhe çfarë do të ndodhë më tej në shtëpinë e Big Brother.

Image