
Gjesti flet përgjumësh me Eglin përmes kamerës: Më dërgo një video në prime të lutem
Largimi i papritur i Eglit nga shtëpia të enjten vazhdon të ndikojë te banorët, veçanërisht te Gjesti, me të cilin ajo ka pasur një marrëdhënie të luhatshme “on-off” gjatë qëndrimit të saj në lojë.
Në rrjetet sociale po qarkullon një video nga nata e kaluar, ku Gjesti, i shtrirë në dhomën e gjumit, duket sikur flet përgjumësh me Eglin, duke i drejtuar mesazhe emocionale si të ishte ende pjesë e shtëpisë. Në këtë moment të sinqertë dhe të pazakontë, ai shprehet:
“Gjumin e mirë, Egli. Besom që kam me i kry do gjëra për ty. Mbaje mend këtë send. Gjumin e ëmbël. Shpresoj që e ke gjetur familjen mirë e edhe ti vetë je mirë, e di që ke me qenë e mirë. Të lutem, dërgoma një video për ‘Prime’, duke qeshur, të shoh që je mirë. Të lutem, vetëm këtë bëje për mua. Se kjo lojë është e fëlliqur dhe duhet t’ua dridh. Të premtoj që do jua dridh keq. Gjumin e ëmbël”.
Ky moment ka ngjallur reagime të shumta mes shikuesve, të cilët e kanë parë si një shenjë të lidhjes së fortë emocionale që Gjesti dhe Egli kishin brenda shtëpisë. Megjithëse raporti i tyre ishte shpesh i mbushur me tensione dhe mosmarrëveshje, duket se largimi i saj ka lënë një boshllëk tek ai.
Ndërkohë, mbetet për t’u parë nëse Egli do t’i përgjigjet kësaj kërkese të Gjesti dhe nëse do të dërgojë një mesazh gjatë spektaklit të radhës. Lojtarët vazhdojnë të përballen me sfida të reja brenda shtëpisë, por për Gjestin, duket se prania e Eglit vazhdon të ndihet edhe pas largimit të saj.